Udhëheqësja e opozitës së Venezuelës, Maria Corina Machado, ka thënë se ajo duhet të jetë në krye të vendit të Amerikës Latine, që të shtunën e kaluar pa arrestimin e presidentit të saj Nicolas Maduro nga forcat amerikane.
“Ne jemi të gatshëm dhe me shumë vullnet për t’i shërbyer popullit tonë siç na është kërkuar”, ka thënë Machado në një intervistë për mediumin britanik BBC.
Ajo ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump, për “lidershipin dhe trimërinë e tij”, pasi forcat amerikane vërshuan kryeqytetin venezuelian, Caracas, dhe arrestuan Maduron, por shtoi se askush nuk e beson aleaten e presidentit të rrëzuar, që tashmë është betuar si presidente e përkohshme në Venezuelë.
Machado dhe lëvizja e saj opozitare deklaruan fitore në zgjedhjet shumë të kontestuara të vitit 2024, por Trump ka refuzuar ta mbështesë atë, duke thënë se ajo ka mungesë të mbështetjes në popullin e Venezuelës.
Venezuela pritet të kalojë në një fazë të tranzicionit politik pas rrëzimit të Maduros. Trump ka deklaruar se SHBA-ja planifikon ta administrojë vendin deri në një kohë të përshtatshme, duke thënë edhe se këtë planifikojnë ta bëjnë në bashkëpunim me Delcy Rodriguez, ish zëvendësen e Maduros që tash për tash udhëheq përkohësisht me vendin.









