Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është lëshuar në akuza të rënda ndaj Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke i thënë se “të punon truri sllavisht”.

“Përpamiu qenkërka organizuar pak sonte. E paska shkruar një fletërrufe. Me gjithë përpjekjen që me bë si dashnor i patriotizmit, e tradhëton gjuha. O trim, të punon truri sllavisht. Mihajli a mihaili e kanë sllavët. Shqiptarët e krishterë e kanë thjesht dhe qartë, Mihali. Po të kishe lexuar qoftë dhe pak Rilindjen do ta dije kaq pakogjë”, shkroi Mihali në Facebook, pasi që Rama më herët e pyeti, ndër të tjera “a ka ofendim më të madh për këtë popull sesa të përfaqësohet nga çifti i Dejona Mihalit?”.

Ajo vazhdoi ofendimet ndaj Ramës. I tha edhe “klloun” dhe se nuk merr vendime vetë. “Ngaqë nuk merr asnjë vendim vet, veç rolin e kllounit e luan çdo ditë, mendon që edhe dikund tjetër ndodh ashtu”.

“Ti o dashnor i demokracisë, unë nuk marrë vendime, e as përgjigjem në emër të tjetërkujt.  Vendimet në këtë vend i merr populli i Kosovës dhe vetëm ai. Këto kohë madje çdo vit, e së fundi, edhe çdo 6 muaj”, shtoi ajo.

Mihali i tha Ramës se teza “që të nxjerrin bosat e tu me thënë se po sulmohen familjet e dëshmorëve, vlerat e luftës apo kushdo që kritikon, është tezë e atyre që kanë në mendje plaçkitjen e Kosovës. Ku ti je bërë pjesë dhe nuk shkëputesh dot”.

“Ata që pese pare nuk i japin për asnjë vlerë morale. Ashtu siç as ti nuk i jep”.

Ajo e quajti Ramën të “korruptuar” dhe sërish e etiketoi me fjalën “Përpamiu”, derisa pretendoi se në krye të Prishtinës ka ardhur nga krimi i organizuar, ndonëse është zgjedhur me votë të qytetarëve.

“Sepse ti je korruptuar para se me u bë Përpami. Se ti si i tillë ke ardhur dhe pse je i korruptueshëm të mbajnë aty konjuktura që ta ka sjellë”. Pra krimi i organizuar dhe samilushtakët që duhet t’u zvarritesh çdo ditë”.

Zërat kritikë, sipas Mihalit, “kurrë nuk kanë qenë më shumë në lirinë e qetësinë e tyre për të folur lirshëm kudo dhe kurdo”.

“Po ty dhe bosave të tu iu duket autokraci integriteti. Se po të rrish nëpër mejhanet dhe gjirizet që frekuenton ti në netët kur je vetëm apo i shoqëruar, atëherë je demokrat i madh. Demokrat si Sami Lushtaku”.

Mihali e akuzoi Ramën se “e do sundimin e pararë së pistë, kjo për ty quhet liri”. “Kaq di ti edhe si sekser dikur edhe sot aty ku të mban krimi i organizuar”.

“Shko tash shtroji vizat ku do të kalojë trami. Edhe dallaveri i radhës me çunat e Ysabel dhe gangsterave të tjerë”.

Mihali i tha Ramës edhe se do të shkojë “në koshin e mbeturinave”.

“Po dije Përpami që Prishtina ka me shpëtu nga kthetrat e krimit. Edhe ti, ke me shku në koshin e mbeturinave që i ke grumbullu po vet. Këtu do të jemi dhe do ta shohim”.