Kuvendi i Kosovës ka votuar në lexim të parë Ligjin për Byronë e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
106 deputetë në sallën e Kuvendit ngritën dorën si vijon: 81 për, asnjë kundër dhe 25 abstenime.
Ky ligj është rrëzuar dy herë nga Gjykata Kushtetuese dhe kjo është hera e tretë që votohet në Kuvendin e Kosovës, duke qenë se më herët ligji nuk ka plotësuar ose ka shkelur normat kushtetuese të Republikës.









