Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ia ka pëlqyer një postim Vudi Xhymshitit, ku ai e quan vrasës ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Infrastruktura vrastare, brutale, primitive dhe banditeske e Hashim Thaçit është ende gjallë. Por, ajo që mund ta konfirmoj në sajë të vëzhgimeve tona, është jashtëzakonisht e dobët, shumë e vogël. Sepse, sikur të ishte e fortë – në një rast si ky – këta do të na vrisnin sepse këta janë gjakatarë”, tha ndër të tjera në një video Vudi Xhymshiti.