Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi zyrtarë të Vetëvendosjes kanë kërkuar dorëheqjen e tij, duke e akuzuar për shkelje në Komunën e Prishtinës ndërkohë që emri i tij është lakuar nga akterë në Kosovë edhe si pretendent për kreun e LDK-së, ani pse ai nuk është deklaruar për diçka të tillë.

Rama ka thënë se këto veprime janë pjesë e një “makinerie propaganduese” kundër tij, duke theksuar se ato kanë ndodhur në ditën e Kuvendit të LDK-së.

“Krejt makineria propaganduese e Vetëvendosjes qenka qu n’aksion kundër meje, sot në ditën e Kuvendit të LDK-së! Interesant!”, ka shkruar Rama.

Akuzat ndaj tij lidhen me pretendime për afera në Komunën e Prishtinës, teksa VV e Prishtinës ka dërguar kallezim penal sot, ndërsa Rama nuk ka dhënë detaje të tjera në reagimin e tij.