Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e meriton të rizgjidhet për një mandat të dytë.
“Sa i përket punës së saj dhe mënyrës se si e ka kryer atë, duke filluar ndoshta jam pak subjektive. Fillimisht për shkak të mënyrës se si jam shkarkuar unë, pastaj mënyrës se si është vepruar me kryeprokurorin e shtetit dhe mosdekretimin e tij, si dhe me një varg çështjesh të tjera që i kemi parë gjatë pesë viteve. Për mua, një president i cili e shkel Kushtetutën disa herë, nuk e meriton as të jetë dhe as të bëhet përsëri president”, tha Daka në një intervistë për VOX Kosova.
Ajo ka shtuar se puna e Osmanit si presidente lë shumë për të dëshiruar, duke nënvizuar se ky është mendimi i saj personal. “Flas në vetën e parë dhe flas vetëm si Valdete Daka”, ka përfunduar Daka.








