Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku të ndodhur të premten rreth orës 14:00 në fshatin Qungur të Pejës. Policia e Kosovës njoftoi se në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, ka thënë për mediat zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Raportohet se viktima është vëllau i reperit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti.









