Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave i ka konsideruar si tepër shqetësuese.

Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerëson se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë.

“Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor”, shkroi Hamza në Facebook.

Çdo vonesë apo hezitim, thekson ai, “është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar”.