“Neveritëse” dhe “nxitëse” e ka quajtur kongresisti amerikan, Joe Wilson, deklaratën fashiste të të Ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, Snezana Paunoviç, e cila tha se “po të isha Slobodan Millosheviç, do ta spastroja etnikisht Kosovën më 1998”.
Përmes një postimi në platformën X, Wilson tha se kjo është arsyeja se pse Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nuk duhet që ta shqyrtojë propozimin që Beogradi ta organizojë sesionin vjetor për vitin 2027.
“Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një zyrtare e Qeverisë së Serbisë janë pikërisht arsyeja pse OSBE-ja nuk duhet ta shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për të pritur sesionin vjetor të vitit 2027”, shkroi ai.
Kongresisti republikan theksoi se OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, “jo për të rindezur tensionet etnike”.
Për shkak të kësaj deklarate fashiste, Ministrja serbe u shpall non-grata në Kosovë. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nënshkroi të martën vendimi ku i ndalohet përjetësisht Paunoviç-it hyrja në Kosovë.









