Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, “është mashtrues e shkelës i Kushtetutës”, dhe, siç thekson ajo, për këtë arsye Aleanca nuk është takuar me të.
“Dhe çka është më e mira, ne s’ia kemi dhënë kënaqësinë zotëri Kurtit me u ulë në tavolinë me të hiç. Se e kemi ditë që është mashtrues, e për shkak që është mashtrues e abuzues e shkelës i Kushtetutës, ne s’ia kemi dhënë atë kënaqësi që me u ul me diskutu me zotëri Albin Kurti”, tha Kadrijaj për Ekonomia Online.
Asnjëherë, siç thotë ajo, Kurti s’ka pasur program. “Secilën fushatë zgjedhore ka dalë pa program zgjedhor, s’ka pasur fare”.
Ajo theksoi se Kurti “nuk po punon për shtetin”.
“Po meqenëse ai nuk po punon për shtetin, 25 miliardë i ka pasur pushtet. S’ka bërë asnjë investim kapital. Domethënë i ka shkep si sadaka vitra, duke blerë vota në procese zgjedhore dhe nuk ka mendu asnjëherë për mirëqenien e mirë të qytetarëve, të sigurt, për paga të dinjitetshme, për furnizim të rregullt me energji elektrike”, deklaroi ajo.
“Përkundrazi, ai po blen energji 1 miliard. Po shpenzon 1 miliard nga xhepi i varfër i qytetarëve me ble energji në Serbi. Po shet thëngjill në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa ne nuk e kemi asnjë kapacitet energjetik dhe paguajmë miliarda për energjinë”, shtoi ajo.








