“Gënjeshtare” e ka quajtur Richard Grenell, Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Misione Speciale, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Këto komente, Grenell i ka bërë përmes një postimi në platformën X, pas deklaratës së Osmanit se administrata e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, është administrata më pro Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

“Ekipi Kurti/Osmani kanë qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë”, shkroi Grenell.

Sipas tij, Osmani “do të thotë çfarëdo për mbijetesën e vet politike”.