Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar fjalimin e Albin Kurtit në Kuvend lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale.
Gruda tha se fjalimi i Kurtit ishte “dorëzim para përgjegjësisë që ka”, duke e cilësuar si sabotim të ligjit, pavarësisht se në fund Kurti e votoi atë.
“Njeriu që për gjashtë vite të procesit gjyqësor në Hagë nuk ka ndërmarrë asnjë hap, sot fliste për strategji dhe për atë se si ky ligj nuk qenka i duhuri”, tha Gruda.
Sipas tij, argumentet e përdorura nga Kurti kundër ligjit ishin të tilla që “veç sa nuk i bëri thirrje Hagës që të mos e zbatojë ligjin nëse miratohet”.









