Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar ftesë për takim krerëve të partive opozitare, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ardian Gjini.

Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që Kurti fton në takim liderët e partive opozitare. Në takimin e kaluar, Bedri Hamza kishte deklaruar se PDK-ja mbetet në opozitë dhe se nuk ka ndryshim të qëndrimit të saj për të mos hyrë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në anën tjetër, AAK-ja nuk kishte marrë pjesë në atë takim, ndërsa LDK-ja ishte treguar e hapur për bashkëpunim institucional me qëllim të zhbllokimit të situatës politike.