E pritshme, apo jo? Ministri rus i Transportit gjendet i “vetëvrarë”, disa orë pasi u shkarkua nga Putin-i

E pritshme, apo jo? Ministri rus i Transportit gjendet i “vetëvrarë”, disa orë pasi u shkarkua nga Putin-i

Roman Starovoit

Ish-ministri rus i Transportit, Roman Starovoit, i cili u shkarkua nga Presidenti Vladimir Putin, është vetëvrarë me armë zjarri, thanë autoritetet ruse të hënën.

Sipas mediave të kontrolluara nga Kremlini, Starovoit u gjet i vdekur me një plagë nga arma e zjarrit në Odintsovo, pranë Moskës. Zyrtarët rusë thanë se besojnë se ishte vetëvrasje.

“Rrethanat e incidentit janë duke u sqaruar. Versioni kryesor është vetëvrasje”, tha në një deklaratë zyrtarja e Komitetit Hetimor të Rusisë, Svetlana Petrenko, ndërsa në Moskë po përhapen spekulime.

Një ligjvënës tha se vdekja e Starovoit mund të ketë ndodhur përpara se ai të shkarkohej nga presidenti.

Kremlini publikoi një dekret më herët të hënën duke thënë se Putini e kishte shkarkuar Starovoitin, pa dhënë ndonjë arsye zyrtare për shkarkimin.

Shkarkimi i Starovoit pasoi ndërprerje të shumta në rrjetin e udhëtimit ajror të Rusisë, me qindra fluturime të anuluara për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nga dronët ukrainas.

Starovoit u emërua ministër i Transportit i Rusisë në maj 2024. Para se të bëhej ministër, ai kaloi gati pesë vite si guvernator i përkohshëm dhe drejtues i rajonit të Kurskut, që kufizohet me Ukrainën.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin