Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk ka informacion nëse po zhvillohet ndonjë takim mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
E pyetur nëse priten takime të reja mes Kurtit dhe Abdixhikut dhe nëse po diskutohet për ndonjë kandidat të mundshëm për president, Bajrami tha se nuk ka informacion dhe se nuk dëshiron të bëjë supozime.
“Për besë nuk kam asnjë informacion. Prej seancës dola, nuk kam informacion. Nuk kemi diskutuar, asnjë informacion s’kam. S’kam çfarë t’ju them. Për besë nuk mund të presupozoj tash”, tha Bajrami për EO.
Ajo shtoi se nëse LDK-ja do të propozojë kandidatë për president, do t’i mbështesë me votë.
“Nëse ka kandidatë të LDK-së, unë votoj po”, deklaroi Bajrami.
Bajrami ishte në mesin e deputetëve të LDK-së që nuk e mbështetën kandidaturën e fundit të propozuar për president, Bekim Sejdiun.









