Arben Vitia, Ministër në detyrë i Shëndetësisë, ka thënë se është intervistuar nga Prokuroria Speciale, por nuk ka treguar se për çfarë rasti dhe në çfarë cilësie.
“Nuk mundem me ju tregu njëherë”, tha Vitia në një prononcim për gazetarët.
Ai theksoi se “shumë shpejt besoj që do sqarohet kjo edhe nga Prokuroria Speciale, por edhe nga ana ime”.









