Presidenti amerikan Donald Trump pritet ta vizitojë Pakistanin në shtator. Dy televizione lokale kanë raportuar këtë të enjte, duke cituar burime të afërta me këtë çështje.
Nëse rast se kjo ndodh, vizita do të bëhej e para e një Presidenti amerikan në gati dy dekada, pas asaj të Presidentit George Ë. Bush në vitin 2006.
Këto dy televizione kanë raportuar se pas Islamabadit Trump do të vizitojë edhe Indinë.
Ndryshe, marrëdheniet diplomatike mes Pakistanit dhe ShBA-ve kanë pasur një zhvillim të madh pasi Trump e mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë drejtuesin e ushtrisë pakistaneze, Marshalin Asim Munir, muajin e kaluar.









