Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka thënë në një fjalim të mërkurën që qeveria e saj dënon vrasjen e “pajustifikueshme” të gazetarëve në Gaza.
Izraeli goditi spitalin Nasser në jug të Rripit të Gazës të hënën, duke vrarë së paku 20 persona, përfshirë pesë gazetarë që punonin për Reuters, Associated Press, Al Jazeera e media të tjera.
“Është një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së shtypit dhe ndaj të gjithë atyre që trimërisht rrezikojnë jetët e tyre për të raportuar tragjedinë e luftës”, tha ajo gjatë një konference politike në qytetin bregdetar të Rimini.









