Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, i është bashkuar ekipit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Transferin e saj e ka lajmëruar vetë Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare”, shkroi Kurti.

Mjekiqi i ishte bashkuar LDK-së në mars të vitit 2021, kur edhe ishte zgjedhur nënkryetare e partisë.

Postimi i Abdixhikut në mars 2021:

Dy vjet më vonë, ajo kishte dhënë dorëheqje nga partia e Abdixhikut. Thoshte, “se s’pati mundësi të kontribuojë”.

“Fatkeqësisht, hapsira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses”, shkruante ajo.

Për dorëheqjen e saj nga partia, Abdixhiku thoshte “se s’kishte pasur informacione pse kishte ndodhur më shumë se ajo që kishte thënë Mjekiqi”.