Evropa duhet të mbajë përgjegjësinë për sigurinë e saj, ka deklaruar krye-komisionerja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, këtë të mërkurë.

“Kjo nuk është më opsion. Është e paevitueshme”, ka deklaruar von der Leyen përballë deputetëve të parlamentit evropian në Strasburg.

Ajo shtoi po ashtu se Evropa “nuk mund të lë të tjerët t’iu definojnë pikëpamjet për botën”, duke shtuar se ndonëse SHBA-të me të drejtë thonë se përqindja e Evropës në BPV-në botërore është në rënie, edhe SHBA-ja është “në rrugën e njëjtë”.