Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mënyrë të hapur dhe para shumë njerëzve, gjatë një tubimi elektoral në Zurich të Zvicrës, bënte ftesë kolektive për shkelje të ligjit, kur i ftonte mërgimtarët që nuk jetojnë në Kosovë të marrin shtesa për fëmijë.
Siç e përcakton udhëzuesi për zbatimin e masës për shtesat për fëmijë dhe shtesat për lehona, tek pika 1.1, “të drejtën në përfitime dhe në mbështetje në kuadër të Programit të Shtesave për Fëmijë e kanë të gjithë fëmijët deri në moshën 16-vjeç që kanë shtetësi dhe janë rezidentë në Republikën e Kosovës”.
Kjo është hera e parë e regjistruar në kamera kur një kryeministër fton qytetarët të shkelet ligji i shtetit që ai vetë e udhëheqë.
Se marrja e shtesave nga personat që nuk janë rezidentë në Kosovë është e kundërligjshme, e tregon edhe ky njoftim i Ministrisë së Financave, ku njoftohej për fillimin e verifikimit të kësaj dukurie.
Marrja e shtesave nga persona që nuk jetojnë në Kosovë është njëjtë absurde sikur dikujt që nuk jeton në Kosovë dhe punon në një vend tjetër t’i tatohej rroga nga shteti i Kosovës.