“Jam plotësisht i pafajshëm, akuzat nuk qëndrojnë”, ka thënë ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në nisje të fjalës së tij përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj tij dhe krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

“Për gati 3 vite në këtë sallë gjyqi ju i keni dëgjuar akuzat e Prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes. Ju i keni parë faktet, ju keni dëgjuar të vërtetën është vetëm një e vërtetë që akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.

Ai uroi edhe të gjithë qytetarët e Kosovës për 18 vjetorin e Pavarësisë që u shënua të martën.

“Dje në Kosovë u shënua 18 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Më 17 shkurt 2008 duke ndjerë rrahjet e zemrës të stërgjyshërve tanë shpallëm Kosovën shtet të pavarur dhe sovran e demokratik. Dëshiroj që sot nga kjo sallë të përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për këtë festë madhështore”, shtoi ai.