Në “tubimin e bashkimit” të LDK-së në Prishtinë, Vjosa Osmani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha ajo, përpjekje për eliminim politik të saj.

Osmani deklaroi se kundërshtimet ndaj saj erdhën pasi ajo kishte zhvilluar takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Kjo Republikë është më e madhe se cdo mandat… Sot para Kosovës janë dy rrugë, rruga e izolimit, e krizës së përhershme, e propagandës që na i shanë edhe njerëzit në varrë, e patriotizmit të rrejshëm që bërtet shumë në shtëpi por hesht dhe ka frikë para armiqëve. Pra në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje cdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë, rruga e atyre që e shndërrojnë në mision eleminimin e cdo njërit që republikën e vendos para cdo interesi partiak e ideologjik. Rruga e atyre që e dërguan vendin në zgjedhje e ja refuzuan popullit 51 përqind, vetëm e vetëm për të eleminuar një president që ulet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurse rruga tjetër është rruga e amanetit të Rugovës, e shtetit serioz, aleancave të forta, respektit ndërkombëtar, rruga e Kosovës që nuk përkulet kurrë por as nuk vetëizolohet… e unë sot bashkë me ju kam zgjedhur këtë rrugë”. Deklaroi ajo ndër të tjera.

Teksa Osmani doli në skenë për fjalimin ajo u prit me një përqafim të ngrohtë nga kreu i LDK-së, tash bashkëpunëtori i ri dhe i vjetër, Abdixhiku.