Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka reaguar pas publikimit të videos nga Vox Kosova, ku rrihet një person në Obiliq dhe sulmuesit nuk kanë mbajtur as 48 orë burg.
Ai ka mohuar se ka ndërhyrë në punën e Prokurorisë.
“Asnjëherë nuk kam ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyj në punën e organeve të drejtësisë. Respektimi i pavarësisë së Prokurorisë dhe Gjykatave është parim i panegociueshëm në ushtrimin e detyrës sime”, ka deklaruar ai.
Thaçi ka paralajmëruar padi ndaj mediumit Vox Kosova.









