Izraeli e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpalljen e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) organizatë terroriste.
“Bota duhet të bashkohet në luftën kundër regjimit terrorist të Iranit”, kanë shkruar në një postim në platofrmën X (ish-Twitter), Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit.
Në mbledhjen e së hënës, Qeveria e Kosovës e shpalli organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se përmes këtij vendimi, “Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”.
“Ky është rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të vet strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, theksoi Kurti gjatë mbledhjes së ekzekutivit.
Terroriste Gardën Revolucionare të Iranit e kanë shpallur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Garda Revolucionare e Iranit është krahu ideologjik i Ushtrisë së Tehranit. Ajo u krijua pas revolucionit islamik të vitit 1979, me synim që të mbrojë udhëheqjen klerike iraniane.









