Në Kosovë ekziston një Ministri e Ekonomisë që merret me energjinë.
Vetëvendosja e ka një Ministre, Artane Rizvanollin, që do të duhej të ishte personi kryesor i partisë të flasë për këtë temë.
Por, jo.
Në konferencë për media ata e nxjerrin Armend Mujën, personin që Kurti së fundi e propozoi për Ministër të Bujqësisë.
Pse?
Sepse Armend Muja me gjasë nuk e ka telashe të turpërohet publikisht dhe e vërteta e hajnisë me rrymë e Vetëvendosjes është aq e madhe saqë duhet një rrenc i kualifikuar dhe me përvojë si Muja për ta marrë përsipër ballafaqimin.
Në konferencë, i mbuluar i tëri në djersë, Muja foli edhe për kompaninë NOA Energy Trade.
Si fillim, për kompaninë NOA Energy Trade për herë të parë keni dëgjuar nga unë.
Postimin e parë e kam bërë në Facebook më 16 mars të këtij viti, kur pashë se si një kompani që as nuk e njihnim ishte futur në 10 kompanitë me qarkullimin më të madh në Kosovë.
Po ashtu, rritjen gjigante nga viti në vit e kishte jonormale.
Më të madhe se secila kompani tjetër.
Veç brenda vitit kishte kërcim rreth 100 milionë euro.
Kur u futa të shikoj në ARBK se kur është regjistruar si kompani kjo NOA në Kosovë, pashë se ishte më datën 29 qershor 2021.
Dhe veç brenda 2 vjetësh bëhet kompania e tetë më e madhe në Kosovë.
Jo më herët pra.
Por nga viti 2021.
Ajo çfarë ka prezantuar Armend Muja është një kontratë e përgjithshme ose kornizë që tregon se kompania e caktuar pajtohet me rregullat e tregtimit të energjisë elektrike të përcaktuara nga Federata Evropiane për Tregtim të Energjisë.
Armend Muja duhet të na tregojë diçka tjetër.
Përse Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, institucion që kontrollohet nga Qeveria e tij, ia lëshoi licencën për tregtim të energjisë NOA-s, degës në Kosovë, më 2 shtator 2021?
Dhe Armend Muja duhet të na tregojë çfarë fitimesh ka pasur kjo kompani para vitit 2021 në Kosovë?
Po flasim për kompaninë NAO, dega në Kosovë.
Jo për kompaninë NOA në përgjithësi, por për këtë degën në Kosovë që gjeneron qindra miliona euro fitime.
Armend Muja nuk jua jep asnjë të dhënë.
A e dini pse?
Sepse do të shihet që kjo kompani fitimin multimilionësh e ka vetëm nga viti 2021, jo më herët.
Por edhe sikur ta kishte, çka ka lidhje?
Prej kur partitë politike mund të mjaftohen me arsyetime të tipit “ka ndodhur edhe në të kaluarën”?
Po a nuk është esenca e rrotacionit demokratik përmirësimi?
Nëse për Vetëvendosjen është i kënaqshëm arsyetimi se diçka lejohet nëse ka ndodhur në të kaluarën, atëherë përse na duheshit ju në pushtet?
Thjesht do të vazhdonim me të kaluarën.
Edhe diçka.
Nëse NOA dhe vjedhja e abuzimi i kësaj kompanie është faj i dikujt tjetër, përse deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, refuzonte ta quante skandal?
Po kjo tjetra?
Po këto dy zyrtaret e VV-së përse refuzonin që edhe të flisnin?
Po kjo ish-Ministrja përse nuk shprehej e shqetësuar?
Sepse s’janë të interesuar që në Kosovë ekziston një kompani që me veç dy punëtorë gjeneron qindra miliona nga tregtimi i rrymës dhe këta janë të përfshirë kokë e këmbë.
Këta e dinë po ashtu se e kanë një ambasador i cili e ka pranuar publikisht në Komision Parlamentar se është paguar miliona nga Beogradi për t’i konsultuar për shitblerje të energjisë në Kosovë.
Sepse rryma dhe vjedhja nga rryma është damari kryesor financiar i kësaj bande.
Hajt tash, nxirreni Armend Mujën, djersiteni prapë.








