“Albin Kurti e udhëheqë Qeverinë më të korruptuar në historinë e re të Republikës së Kosovës”.

Kështu ka deklaruar Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në emisionin DPT te Fidani që transmetohet në Klan Kosova.

“Albin Kurti e udhëheqë qeverinë më të korruptuar në historinë e re të Republikës së Kosovës. Janë mbi 2 mijë kontrata njëburimore. Janë të specifikuara me ligj kontratat të cilat duhet të jenë njëburimore, ato janë kryesisht në fushën e sigurisë dhe klasifikimi i tyre bëhet për çështje të sigurisë kombëtare”, tha Çitaku.

Ajo thekson se “nuk mund të ketë kontratë njëburimore për letra tualeti, ose për produkte të tjera për të cilat duhet të ketë tender te hapur”.

Çitaku pohon se Kurti “ka abuzuar me miliarda euro në dëm të taksapaguesve kosovar”. “Mos të flasim më tej për skandalet e mëdha në fushën e energjetikës. Ky njeri ka abuzuar me miliarda euro në dëm të taksapaguesve kosovar. E ka mbajtë Kosovën të varur në fushën e energjisë”.

E vetmja gjë konsistente te Albin Kurti, thekson ajo, “është mungesa e konsistencës”. “Ai njeri i ndërron vendimet, qëndrimet, deklarimet çdo ditë varësisht nga ambienti, varësisht nga përfitimet eventuale politike”.