Glauk Konjufca, Ministër i Punëve të Jashtme, ka deklaruar se opozita kalkulon që me përfshirjen e ish-Presidentes Vjosa Osmani në skenën politike do ta zbriste përqindjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto komente, Konjufca i bëri në një prononcim për gazetarë të mërkurën. Ky skenar, sipas tij, ndodhi pasi që Osmani nuk u propozua nga VV edhe për një mandat në krye të shtetit.

“Në momentin që nuk ka qenë propozim Vjosa Osmani Presidentja Osmani nga ana e VV-së, ka ndryshuar krejt kalkulimi i opozitës. Opozita do me e përfshi si element të ri në skenën tonë politike, përfshirjen e Presidentes Osmani në skenën politike prej nga ata kalkulojnë që ndoshta kjo do ta zbriste përqindjen e VV-së”, tha Konjufca në një prononcim për gazetarë të mërkurën.

Sipas tij, “prej kur ka qenë ky element në garë nuk ka pasur propozime të sinqerta”. Kjo, insiston Konjufca, “është ma shumë kalkulim i opozitës për zgjedhje”. “Ju lutem kjo shihet që po thonë prej aeroplanit”, shtoi ai.