Edhe Njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” në Korporatën Energjetike të Kosovës është jashtë funksionit. Sipas KEK-ut, ndalesa ka ndodhur në mënyrë të kontrolluar “si pasojë e rrjedhjeve të ujit në kaldajë”.
“Ndërkohë, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), në situata të tilla është siguruar një pjesë e konsiderueshme e kapacitetit të munguar përmes shkëmbimit të energjisë me KESH, deri në rikthimin e njësisë në operim, duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit me energji elektrike”, ka thënë KEK.
Në rrethanat aktuale, katër njësi prodhuese në KEK janë jashtë funksionit. B1, B2 dhe A5, sipas Korporatës gjenden në remont të rregullt.









