Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se fillimisht duhet të zgjidhet Presidenti dhe është zotuar se të enjten e votojnë në lexim të dytë Ligjin për Gjykatën Speciale.

“Le ta zgjedhim Presidentin sonte dhe unë publikisht zotohem para jush që në paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i projektligjit për Dhomat e Specializuara. Pra, ne e votojmë në lexim të dytë projektligjin për Dhomat e Specializuara”, tha Kurti në një konferencë për media.

Nga ana tjetër, PDK-ja ka thënë se fillimisht duhet të votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë dhe më pas Presidenti.