Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Agron Bajramin kryenegociator të Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Kryeministri Kurti e uroi Bajramin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Në këtë pozitë, Bajrami do ta zëvendësojë Besnik Bislimin, i cili gjatë Qeverisë Kurti 2 kishte kryer këtë funksion. Përveç kësaj, Bajrami është edhe ambasador i Kosovës në Belgjikë.









