Ministri i Punëve të Jashtme, Asaa al-Shaibani, ka thënë se shteti i tij e do Rusinë “në krahun tonë”, në vizitën e parë formale drejt Moskës nga ndonjë zyrtar i qeverisë së re në Damaskë, që prej kur qeveria e kaluar u rrëzua vitin e kaluar.
“Koha e tanishme është përplotë me kërcnime dhe sfida të ndryshme, por gjithashtu është një mundësi për të ndërtuar një Siri të fortë dhe të bashkuar. Dhe, natyrisht, ne jemi të interesuar që ta kemi Rusinë në anën tonë përgjatë kësaj rruge,: it ha al-Shaibani homologut të tij rus Sergey Lavrov të enjten gjatë vizitës së tij në Moskë, bazuar në përkthime ruse të komenteve të tij.
“Por, natyrisht, ka një numër faktorësh që e përcaktojnë dhe komplikojnë këtë raport,” shtoi al-Shaibani, duke thënë gjithashtu se marrëdheniet duhet të bazohen në “respect të ndërsjellë”.
Ish Presidenti sirian Bashar al-assad, një aleat kyç i Rusisë në lindje të mesme, u largua për në Moskë vitin e kaluar pasi u rrëzua nga pushteti si rezultat i një rebelimi që e ndërpreu regjimin 50 vjeçar të Asadëve.









