Lëvizja Vetëvendosje, sipas Vjosa Osmanit, kandidates për Presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, “nuk ka asnjë arsye” për ta refuzuar emrin e saj edhe për një mandat në krye të shtetit.
Këto komente, Osmani i bëri në një konferencë të përbashkët për media me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas numërimit të rreth 100 për qind të votave të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsyeje që ta refuzojë emrin tim për presidente të shtatë të Republikës së Kosovës, kaq është përgjigja ime’’, theksoi ajo.
LDK doli e treta në këto zgjedhje me rreth 18 për qind të votave. Ky rezultat, sipas Osmanit, është “vetëm hapi i parë drejt ringritjes”.
“Na jep shpresë se jemi në rrugë të drejtë. E më shumë punë në terren dhe afër qytetarëve besoj se LDK-ja do të vazhdojë të ringritet në muajt dhe vitet në vijim. Koha e ringritjes vetëm ka filluar. S’ka asgjë që e ndal”, deklaroi Osmani ndër të tjera.









