Partia tash në pushtet, kur ishte në opozitë tentonte t’ia siguronte Listës Serbe veton për zgjedhjen e presidentit.
Këtë, ky subjekt synonte ta bënte përmes Gjykatës Kushtetues gjersa kishte kontestuar zgjedhjen e Thaçit President.
Ajo argumentonte dobët dhe pasaktë se 120 deputetë do të duhej të ishin të pranishëm kur bëhet votimi, e 2/3 të votonin për.
Nëse do pranohej si e mirëqenë, deputetë të Listës Serbe do të mund të kushtëzonin praninë në Parlament me pazare sipas tekeve të tyre.
Por fatmirësisht, kjo s’kishte ndodhur dhe Kushtetuesja e kishte cilësuar të papranueshme kërkesën e VV-së.