RTK-së siç duket po i dhemb bojkoti i PDK-së e LDK-së ndaj Albulena Haxhiut.
RTK ka publikuar një lajm ku vë në pah mospjesëmarrjen e PDK-së dhe LDK-së në takimin konsultativ të thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Në lajm bëhet një krahasim mes refuzimit të partive opozitare për t’iu përgjigjur ftesës së Haxhiut dhe komunikimit të tyre me të në lidhje me propozimet për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas RTK-së, ndonëse PDK-ja dhe LDK-ja nuk po i shkojnë në takim Haxhiut, në komunikimet për propozimet në KQZ ata i drejtohen asaj si “U.D. Presidente”.
Ky formulim i transmetuesit publik eshte krejt i pazakontë, perderisa krahasimi nuk ka asnje rrjedhë logjike, dhe shkon përshtati narrativës së pushtetit.









