Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë që lidhur me tregtimin e energjisë elektrike të mos pyetet ajo, ndonëse është Ministre përgjegjëse, apo Qeveria, por direkt kompanitë e tregtimit të energjisë elektrike.

“Unë ju ftoj dhe nuk e kuptoj në fakt pse i gjithë diskutimi për tregtimin e energjisë bëhet me mua dhe me Qeverinë. Ju mund t’i pyesni direkt kompanitë, të cilat importojnë energji ose të cilat tregtojnë energji. Ne e dimë cilat janë ato, cilat janë kompanitë që shumicën dërrmuese të tregtimit e bëjnë janë KESCO dhe KEDS-i dhe unë ju kisha inkuruajuar që këtë ta bëni edhe direkt duke qenë se mund të merrni informata të sakta dhe në mënyrën më të shpejtë”, tha Rizvanolli në një konferencë për media.