DYSHIME PËR MANIPULIME KQZ merr vendim që të rinumërohen 914 vendvotime

KQZ-ja ka marrë vendim që të rinumërohen 914 vendvotime për shkak të dyshimeve për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë brenda partive.

DYSHIME PËR MANIPULIME KQZ merr vendim që të rinumërohen 914 vendvotime

Foto nga arikivi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të numërohen gjithsej 914 vendvotime të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit. Kjo për shkak të dyshimeve për manipulim të votave të kandidatëve brenda partive.

Vendimi u mor me 9 vota për dhe dy abstenime. Rinumërimi do të nis sot. Bëhet me dije se në 10 komuna, votat do të rinumërohen në tërësi, ndërsa në 28 të tjerat do të rinumërohen 10 për qind e vendvotimeve.

Vendimi erdhi pas raportit të Sekretariatit të KQZ-së, i cili gjatë verifikimit të videoincizimeve nga Qendrat Komunale të Numërimit ka evidentuar mospërputhje mes votave të numëruara për kandidatë dhe atyre të shënuara në fletëvotime.

“Deri dje, 12 janar, janë verifikuar 33 vendvotime, ku rezulton se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime”, njoftoi KQZ-ja.

100 për qind e votave do të numërohen në Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillugu.

Ndërsa, 10 për qind e votimeve do numërohen në Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin-Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se nëse pas rinumërimit konstatohet se janë manipuluar votat e kandidatëve brenda partive, do të paraqiten në Prokurori të gjithë ata që kanë bërë manipulime.

“Kjo do të vendoset pasi që të përfundojë rinumërimi”, tha Elezi.

LAJME

S’LARGOHET VETË Abdixhiku: Për dorëheqjen time vendos Kuvendi i LDK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

E PABESUESHME Albin Kurti duke bërë thirrje publike për shkelje kolektive të ligjit nga shtetasit e Kosovës

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

E PABESUESHME Albin Kurti duke bërë thirrje publike për shkelje kolektive të ligjit nga shtetasit e Kosovës

SHEF VUÇIÇIN Ministri që e takuan Kusari – Lila e Fitore Pacolli mohonte Masakrën e Reçakut, lobonte fuqishëm kundër Kosovës

DHOMA SPECIALE

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

WOW JACK FBI zbulon se Jack Smith pagoi “dëshmitarë” kundër Trumpit – ngjashëm akuzohet se bëri kundër UÇK-së

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani