SHBA-të e kanë dyfishuar shpërblimin për informacion që qon në arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, në 50 milionë dollarë, duke e akuzuar atë si “një nga narko-trafikantët më të mëdhenj në botë”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është një kritik i vjetër i Maduros, i rikthyer në pushtet në janar të këtij viti pas një procesi zgjedhor që u karakterizua me akuza për manipulime me vota. Rezultatet ishin refuzuar gjerësisht nëpër botë.

Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil, ka thënë se shpërblimi është “patetik” dhe e ka cilësuar si “propagandë politike”.