DYERT MBETEN TË MBYLLURA Specialja lë në paraburgim ish-shefin e AKI-së

Edhe argumenti se Smakaj ka tejkaluar tashmë minimumin e dënimit të paraparë me ligj për veprat që i vihen në barrë nuk është konsideruar i mjaftueshëm për lirimin e menjëhershëm.

DYERT MBETEN TË MBYLLURA Specialja lë në paraburgim ish-shefin e AKI-së

Gjykata Speciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Bashkim Smakajt për rishqyrtim të ndërmjetëm të masës së paraburgimit dhe lirimin e tij të përkohshëm, duke konstatuar se nuk ekziston “asnjë ndryshim relevant i rrethanave” që do ta justifikonte një vendim ndryshe nga ai i marrë në rishqyrtimin e fundit dymujor.

Në vendimin e publikuar më 22 dhjetor 2025, gjyqtari i vetëm i çështjes, Christopher Gosnell, thekson se rishqyrtimi i ndërmjetëm i paraburgimit “është më i kufizuar në shtrirje” sesa rishqyrtimi i rregullt dymujor dhe kërkon prova konkrete për rrethana të reja. “Ky mekanizëm synon të vlerësojë vetëm faktorë të rinj relevantë që kanë lindur pas vendimit të fundit për paraburgimin”, thuhet në arsyetim.

Gjykata vlerëson se argumentet e mbrojtjes, përfshirë shtyrjen e afatit të fillimit të gjykimit deri në shkurt 2026 dhe përfundimin e procedurave dëshmuese në një çështje tjetër të ndërlidhur, “janë trajtuar tashmë në vendimin e gjashtë për rishqyrtimin e paraburgimit” dhe për rrjedhojë “nuk përbëjnë ndryshim të rrethanave”. Sipas gjyqtarit, rreziqet ligjore “mbeten të qarta dhe të pranishme” dhe nuk mund të neutralizohen me masat alternative të propozuara nga mbrojtja.

Edhe argumenti se Smakaj ka tejkaluar tashmë minimumin e dënimit të paraparë me ligj për veprat që i vihen në barrë nuk është konsideruar i mjaftueshëm për lirimin e menjëhershëm. Gjykata vëren se, ndonëse ky është “një prag i rëndësishëm”, periudha shtesë e paraburgimit pas vendimit të fundit është “relativisht e shkurtër” dhe nuk e ndryshon balancën e proporcionalitetit në këtë fazë të procedurës.

Megjithatë, Gjykata ka konfirmuar se kërkesa për rishqyrtim të ndërmjetëm nuk ndikon në afatet e rregullta ligjore dhe ka bërë të ditur se rishqyrtimi i radhës dymujor i paraburgimit të Smakajt do të zhvillohet deri më 3 shkurt 2026. Në këtë kuadër, gjyqtari ka ftuar palët që të paraqesin argumente të përditësuara, përfshirë “kushtet konkrete që mund të vendosen për të zbutur rrezikun e arratisjes, pengimit të procedurës apo përsëritjes së veprës penale”.

Bashkim Smakaj është një nga të akuzuarit në procesin për pengim të drejtësisë ku i akuzuar është edhe ish-presidenti Thaçi.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin