Si zëvëndëskryeprokuror të shtetit këta anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës e votuan pikërisht këtë, Bahri Hysenin protagonistin  e aferës famkeqe “Pronto”.

Por, cka ndodhi para këtij akti aspak me integritet ngjanë me atë shprehjen “Nëse do ta njohësh vërtetë dikë, jepi pak pushtet”.

Tre intervistuesit që votuan pro Zejnulla Gashit si Kryeprokuror Shteti në ditën kur Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj kishte për të raportuar për punën e Prokurorisë që udhëheq e kthyen këtë mbledhje raportuese si një “çerdhe” me edukatorë pa licencë.

Të njejtit, intervistuan edhe Zejnulla Gashin. Atë me delikatesë.

Po si të ishte ndryshe.

Elza Bajrami, që po ikë zëri çuditshëm herë pas here, po hetohet nga Prokuroria që udhëhiqet nga pikërisht Blerim Isufaj për pagesat që i kishte marrë nga Federata e Futbollit të Kosovës vetëm pak kohë pasi që e kishte hetuar kryetarin e Federatës, Agim Ademi.

Në ndërkohë, ky që krenohet që iu dha mundësia të ngrisë zërin, Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi posa e morri pozitën ia plotësoi kërkesat Albulena Haxhiut për të shpallë konkursin e ri për Kryeprokuror pa e mbyllur procesin paraprak ku kandidat ishte Isufaj.

Shikojani integritetin dhe profesionalizmin këtij anëtarit tjetër.

Visar Krasniqi i drejtohet Isufajt me paragjykim e kërkon llogari mbi këtë paragjykim me preteksin se Specialja do të dal Prokuroria me aktivitetin më të dobët.

Po si paska mundësi që Prokuroria Speciale qenka kaq e dobët.

Veç pse ia arrestoi spiunin që depërtoj në zyre të Kryeministrit?

Që ngriti aktakuzë dhe hetim të jashtëzakonshëm për sulmin terrorist në Banjskë?

Apo atë sulmin tjetër, në Kanalin e Ibër Lepencit ku autorët u gjetën nga lloqi i këpucave?

Apo ndoshta që hetoi e arrestoi zyrtarë të Qeverisë së Kurtit për keqpëdorim të buxhetit të shtetit?

Andaj, kujt po i pengon Prokuroria Speciale?

Se këta nuk e kanë hallin se sa efektive është, halli i tyre është se kë po e prek ajo!