Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se është arritur një marrëveshje për një armëpushim dyjavor me Iranin, duke vendosur si kusht rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit.

Deklarata e plotë e Donald Trump:

“Bazuar në bisedat me Kryeministrin Shehbaz Sharif dhe Field Marshall Asim Munir të Pakistanit, të cilët kërkuan që të përmbahem nga përdorimi i forcës shkatërruese që ishte planifikuar për sonte ndaj Iranit, dhe me kusht që Republika Islamike e Iranit të pranojë hapjen e plotë, të menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit, unë bie dakord të pezulloj bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë prej dy javësh. Ky do të jetë një armëpushim dypalësh. Arsyeja për këtë vendim është se ne tashmë kemi përmbushur dhe tejkaluar të gjitha objektivat ushtarake, si dhe jemi shumë përpara drejt një marrëveshjeje përfundimtare për paqe afatgjatë me Iranin dhe paqe në Lindjen e Mesme. Ne kemi marrë një propozim me 10 pika nga Irani dhe besojmë se ai përbën një bazë të zbatueshme për negociata. Pothuajse të gjitha pikat e mëparshme të mosmarrëveshjeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë adresuar, por një periudhë dyjavore do të mundësojë përfundimin dhe finalizimin e marrëveshjes. Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si President, dhe duke përfaqësuar gjithashtu vendet e Lindjes së Mesme, është një nder që ky problem afatgjatë të jetë pranë zgjidhjes. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje.

President Donald J. Trump.”