Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), e ka përmendur dy herë Kosovën në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Trump e ka falënderuar Kosovën për përfshirjen e saj në misionin ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ku një numër i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), do të shkojnë në Gaza si pjesë e Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare.

“Dua gjithashtu të falënderoj ata që kanë angazhuar trupa, policë dhe trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjerë”, tha Trump.

Presidenti amerikan sërish ka thënë se ka ndaluar disa luftëra nëpër botë, mes Kosovës dhe Serbisë njëra ndër to.