Hysen Durmishi nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit. ka bërë të ditur se vendimi është marrë me kërkesë të tij dhe pas konsultimeve me kryeministrin Albin Kurti.
Përmes një njoftimi publik, Durmishi ka falënderuar Kurtin për, siç tha ai, “mirëkuptimin dhe mbështetjen”, ndërsa ka shprehur bindjen se Vetëvendosje do të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme, madje me rezultat më të lartë se ai i 28 dhjetorit të vitit të kaluar.
Ai ka theksuar se angazhimi i tij politik do të vazhdojë edhe jashtë listës zgjedhore, duke bërë thirrje për mobilizim dhe mbështetje për fitoren e partisë në zgjedhjet e 7 qershorit.









