Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë që kanë qenë viktima të dhunës.
Gjatë protestës, qytetarët kanë brohoritur thirrjet “Duam shkarkime, duam burgime”, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe ndëshkim për të gjithë ata që kanë dështuar në trajtimin e rastit.
Protestuesit kanë lëshuar edhe audion e incizimit, në të cilën dëgjohet Arlinda Zekaj duke i kërkuar ndihmë togerit Faruk Muqolli.
Protesta nuk është ndalur vetëm para ndërtesës së Qeverisë. Qytetarët kanë vazhduar marshimin edhe para Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ku kanë hedhur edhe mjete tymuese.
Përmes këtyre protestave, qytetarët po kërkojnë që përgjegjësit për dështimet institucionale të mbajnë përgjegjësi dhe që rasti i Arlinda Zekajt të mos mbetet pa drejtësi.









