Presidenti i tranzicionit në Siri, Ahmed al-Sharaa, deklaroi këtë të enjte se mbrojtja e qytetarëve të minoritetit druzë është prioriteti i sirianëve, ndërsa Izraeli ka dhënë zotimin se do të shkatërrojë forcat qeveritare siriane që po sulmojnë druzët në jug të Sirisë.

Në deklaratën e tij të parë televizive pas sulmeve ajrore izraelite mbi Damask të mërkurën, Sharaa iu drejtua qytetarëve druzë duke thënë: “Ne e refuzojmë çdo përpjekje për t’ju vënë juve në duart e një pale të jashtme.”

“Ne nuk jemi popull që ka frikë nga lufta. E kemi kaluar jetën duke u përballur me sfida dhe duke mbrojtur popullin tonë, por kemi vendosur interesat e sirianëve përpara kaosit dhe shkatërrimit,” shtoi ai.

Ai theksoi se populli sirian nuk ka frikë nga lufta dhe është i gatshëm të luftojë nëse cenohet dinjiteti i tij.

Ahmed al-Sharaa deklaroi poashtu se Izraeli, që nga rrëzimi i Assadit, ka “sulmuar vazhdimisht stabilitetin dhe unitetin e Sirisë” dhe tani po përpiqet të “shndërrojë tokën shenjtë siriane në një zonw kaosi të pafund.”

Ai e akuzoi Izraelin për pwrpjekjet e tyre nw shkatërrimin e kohezionit shoqëror të Sirisë dhe pwr minimin e procesit tw rindërtimit të vendit. “Izraeli nuk resht së përdoruri cdo mjet mjet për të prodhuar konflikte, pa kuptuar se sirianët – gjatë gjithë historisë së tyre – kanë refuzuar përçarjen dhe shpërbërjen,” deklaroi ai.