Zëvendëskryeministri i Polonisë, njëherësh edhe ministri i mbrojtjes së këtij shteti, Władysław Kosiniak-Kamysz, sapo ka konfirmuar se një dron që ka shpërthyer në Poloni gjatë natës tani besohet se ka ardhur nga Rusia.
“Rusia edhe një herë po provokon shtetet e NATO-s duke ndjekur incidentet me dronë që kanë zënë vend në Rumani, Lituani e Letoni”, tha ai.
“Kjo po ndodh në një moment të rëndësishëm, kur diskutimet për paqe po vazhdojnë. Kjo po ndodh në një kohë kur ka shpresë së lufta e nisur nga Rusia – një luftë kundër shtetit të Ukrainës, por po ashtu një luftë që e kërcënon sigurinë e shteteve të NATO-s – ka një gjasë të përfundojë”.