Para një kohe një kosovar me emrin Ridvan Aliu prezantoi një video të lansimit të një droni, duke pretenduar se bëhet fjalë për prodhimet e tij autentik të një droni me emrin K1 Skifteri.
Më pas publikoi edhe një video tjetër, se si kinse droni i tij është dron ushtarak, është testuar diku dhe ka goditur me precizitet cakun.
E vërteta është se të dyja videot janë rrena dhe i gjithë pretendimi është një mashtrim i madh.
E para është një video që ishte publikuar tri ditë para publikimit të Aliut, nga kompania kineze Hinaray Technology.
E publikuar më 27 tetor të vitit të kaluar ndërsa Aliu e publikoi me 30 tetor.
Kurse videon e dytë, që Aliu e publikoi me 18 janar, është po ashtu video e publikuar shumë më parë.
Ja këtu e gjeni ambientin e ngjashëm, publikuar me datën 29 gusht të vitit të kaluar.
Siç mund ta shihni, vendi është krejtësisht i njëjtë.
Dhe bëhet fjalë po ashtu për një dron kinez me emrin M9 Loong nga kompania Loong.
Ka akoma, jo veç pamjet e dronëve, po edhe vetë llogoja e kompanisë të ashtuquajtur skifteri është llogo e vjedhur nga një kompani softëverësh në Francë me emrin Soraëebsoft.
Ja llogoja e Soraëebsoft dhe ja llogo e Skifterit.
Deri këtu, një tregim i parë ky edhe me herët nga njerëz që pretendojnë gjëra që s’janë të vërteta dhe mashtrimin e bartin edhe në publik.
Tragjedia fillon e shpalos vetën ku pjesë e këtij mashtrimi bëhet vetë shteti.
Ministria e Mbrojtjes e vetë Kryeministri Albin Kurti e zyrtarizon mashtrimin e Rdivan Aliut duke bërë postime me të e kinse me dronin e tij.
Tash, veç shkurtimisht.
Për të prodhuar një dron ushtarak kamikaz që fluturon 1 mijë kilometra, që rri në ajër 7 orë e që godet cak me precizitet e mban peshë deri në 50 kilogramë, siç pretendon ky Ridvani.
Të duhen qindra inxhinierë, rreth 300.
Të duhet buxhet multimilionësh, sepse kemi të bëjmë me materiale tejet të shtrenjta e makineri speficike.
E duhen vite të tëra testimesh për siguri.
Por, edhe sikur t’i kesh të gjitha këto, prapë, nuk mund të prodhosh dron ushtarak, pra armë, si person e kompani private. Këto janë çështje që kontrollohen nga shteti, që kërkojnë dhjetëra licenca vendore e ndërkombëtare të cilat përcaktohen me ligje të rregulluara me rigorozitet.
E vetë Kosova edhe si shtet nuk ka kapacitetet për prodhim të dronëve të tillë, sepse Kosova nuk ka fabrikë avionësh, nuk ka motorë aeronautikë, nuk ka linja të certifikimit ushtarak, nuk ka poligone për testim, nuk ka furnizim, nuk ka softuer.
Kosova nuk ka licenca shtetërore, nuk ka marrëveshje ndërkombëtare, nuk ka as doktrina ushtarake, pra s’ka as kornizë ligjore për këtë punë.
Dhe, sikur sot të fillonte Kosova të merrej ekskluzivisht me çështjen e prodhimit të ndonjë droni ushtarak, do të duheshin diku rreth 10-15 vjet të arrinte te prodhimi.
Do të kërkoheshin qindra miliona euro, një bashkëpunim i ngushtë mes ushtrisë, universitetit dhe sektorit të industrisë, pastaj do të duhej të adoptoheshin ligjet adekuate, ndërtimi i fabrikave dhe certifikimet e nevojshme.
A e kuptoni tash nivelin e mashtrimit dhe tmerrin e përfshirjes së krejt zinxhirit institucional në një rren të madhe publike.
Ky nuk është veç krim në kuptim ligjor, ky është mëkat.
Mënyra se si Albin Kurti vendos ta tallë popullin e shkretë është mizore dhe barbare.








