Dronë të paidentifikuar janë vënë re afër instilacioneve ushtarake në Danimarkë, kanë njoftuar Forcat e Armatosura të këtij vendi, pas disa dronëvë të tjerë që u panë afër aeroporteve dhe infrastrukturës kritike më herët gjatë javës.
“Mbrojtja daneze mund të konfirmojë se dronët janë vënë re në disa lokacione të ushtrisë natën e kaluar”, ka thënë një zëdhënës për Reuters.
Forcat e Armatosura të Danimarkës nuk kanë dhënë ndonjë informacion për vendndodhjen e saktë të dronëve.
Policia ka thënë se kanë vënë re dronë në bazën ajrore Karup në perëndim të Danimarkës, sipas disa raportimeve të Agjencisë së Lajmeve Ritzau.
Aeroporti i Kopenhagës u mbyll për disa orë të hënën mbrëma pasi shume dronë u panë në hapësirën e tij ajrore. Pesë aeroporte të ngjashme, civile e ushtarake, u mbyllen po ashtu përkohësisht në ditët në vijim.