Të enjten, Irani ka kryer ushtrimet e para ushtarake që nga lufta e qershorit me Izraelin, bëjnë të ditur media shtetërore, në një përpjekje për të rindërtuar një imazh të fuqisë pas vuajtjeve nga humbjet e mëdha.
Njësi detare dhe forca të ushtrisë së rregullt iraniane kanë lëshuar raketa dhe dronë në shënjestra të hapura detare në Oqeanin Indian.
Ndryshe, në qershor sulmet e Izraelit dhe SHBA-së kanë rezultuar si të suksesshme duke eliminuar shume shkencëtarë iranianë e duke neutralizuar baza bërthamore të këtij shteti. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do të sulmojë Iranin përsëri nëse ringjallë njësitë bërthamore.