Kur janë numëruar 52,05 për qind të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati për kryetar të Drenasit nga Iniciativa “Për Drenasin Kampion”, Ramiz Lladrovci, po udhëheqë për garën për këtë qytet.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Lladrovci ka marrë 53,53 për qind apo 6751 mijë vota duke e lënë pas Petrit Hajdarin nga Partia Demokratike e Kosovës me 37,82 për qind apo 4770 mijë vota.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej të cilëve, 43 mijë e 993 janë votues nga diaspora.
Subjektet e certifikuara nga KQZ, 91 në total, në garë për kryetar komune kanë vendosur 206 kandidatë. Ndërkaq, për Asambletë Komunale mbi 5 mijë e 400 kandidatë.